Sport

Nis aventura juventine për Locatellin. Debutimi i mundshëm në Udine

18 Gusht 2021, 15:19 Nga DOSJA
Nis aventura juventine për Locatellin. Debutimi i mundshëm në

ITALI – Mbërritja rreth mesnatës në ‘JHotel’ dhe këtë mëngjes menjëherë në ‘JMedical’ për ekzaminimet mjekësore. Kështu filloi Manuel Locatelli aventurën e tij te Juvja, shumë e dëshiruar, pas një negociate të gjatë midis Juventusit dhe Sassuolo.

Këmishë e bardhë, përshëndetja për qindra tifozë të pranishëm, të cilat përfunduan pak pas 15. Pas largimit nga ‘JMedical’ Locatelli u ndal për të nënshkruar autografe dhe për të bërë selfie me tifozët e Juventusit, të cilët ishin shtuar ndërkohë. Tani nënshkrimi i kontratës: një 5-vjeçar me 2 milionë në sezon me shpërblime, që do ta rrisin pagën deri në 3.

Mesfushori ‘azzurr’ i lindur në 1998, mbërrin në skuadrën e Max Allegri, me një hua dyvjeçare, me një detyrim blerjeje të pakushtëzuar, për 35 milionë. Të dielën në Udine, mund të ketë debutimin. “Ne ju prisnim një kohë të gjatë, por ia vlente”,- i thërritën tifozët e Juventusit para ‘JMedical’.

Locatelli e donte Juven me çdo kusht, por për marrëveshjen mes dy klubeve u deshën pesë takime, e fundit prej të cilave dje, në Forte dei Marmi në shtëpinë e administratorit të Sassuolo Giovanni Carnevali. Në fund, klubi verdhezi fitoi më shumë nga detyrimi i shpengimit, ndërkohë që bardhezinjtë kishin lojtarin e dëshiruar për të përforcuar mesfushën, me një huazim dyvjeçar falas.

Locatelli, me gjasa e sheh debutimin e tij të dielën, në javën e pare të Serie A në Udine, duke pasur parasysh situatën emergjente: Arthur dhe Rabiot janë të dëmtuar ndërsa McKennie është i skualifikuar. Por debutimi i tij me fanellën e Juventusi mund të bëhet të enjten në testing ndaj U-23.

#Juventus: visite mediche per #Locatelli // Locatelli has arrived at J Medical to undergo his medical tests ahead of his move to Juventus ??⚪️⚫️@Goalitalia @Goal pic.twitter.com/oy87vMRNW4

— Romeo Agresti (@romeoagresti) August 18, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘jhotel’ giovanni carnevali jmedical’ juventusit manuel locatelli max allegri sassuolo ‘jhotel’ giovanni carnevali jmedical’ juventusit manuel locatelli max allegri sassuolo

Sondazh

Poll

Sport 18 Gusht 2021, 13:19

HONDURAS– Një ndeshje futbolli në ligën amatore të Hondurasit ka dalë përfundimisht jashtë kontrollit. Në rrjetet sociale, një video është bërë virale në ...