Sport

Llapi fiton Superkupën e Kosovës, mundi 3-1 kampionët e Prishtinës

18 Gusht 2021, 05:16 Nga DOSJA
Llapi fiton Superkupën e Kosovës, mundi 3-1 kampionët e

KOSOVE – Skuadra e Llapit ka arritur të fitojë edhe Superkupën e Kosovës. Të martën në mbrëmje, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ata mundën 3-1 kampionët e Prishtinës, duke fituar edhe trofeun e pare të futbollit kosovar.

Pjesae parë e takimit, u mbyll pa gola, ku të dyja skuadrat u kujdesën mjaft për të mos pësuar. Sulmuesi Nigerian Otto John (67’), shënon për bardhekaltrit e Prishtinës, por rezultati u barazua në 1-1 nga Festim Alidema i Llapit, i cili nuk gaboi nga pika e penalltisë.

Në shtesa, lodhja u ndje në të dyja skuadrat. Futbollistët nga Podujeva kaluan në epërsi me anë të Valmir Veliu (101’), ndërkohë që Festim Alidema (114’) po nga pika shënoi përsëri, duke fiksuar fitoren 3-1 të Llapit, i cili kështu fitoi me përmbysje edhe Superkupën e Kosovës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kampionët e prishtinës skuadra e llapit stadiumin “fadil vokrri” superkupën e kosovës kampionët e prishtinës skuadra e llapit stadiumin “fadil vokrri” superkupën e kosovës

Sondazh

Poll