Bota

125 afganë evakuohen drejt Gjermanisë, presidenti gjerman: Është dëshpëruese, po përjetojmë një tragjedi njerëzore

18 Gusht 2021, 08:22 Nga DOSJA
125 afganë evakuohen drejt Gjermanisë, presidenti gjerman:

GJERMANI– Një ndër vendet të cilat do të mirëpresin afganë pas marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talebanët, është Gjermania, e cila ditën e sotme tërhoqi nga Afganistani 125 persona.

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, e ka quajtur situatën në Afganistan si një tragjedi njerëzore dhe është shprehur se pamjet nga Kabuli kanë prekur të gjithë popullin në mbarë botën.

“Ato janë dëshpëruese për të gjithë njerëzit që u angazhuan për një jetë më të mirë atje vitet e fundit, që shpesh u angazhuan me shëndetin e tyre, madje edhe jetën e tyre. Këto ditë ne po përjetojmë një tragjedi njerëzore për të cilën jemi bashkëpërgjegjës dhe një pikë kthese politike, që na trondit dhe që do të ndryshojë botën.”- tha Steinmeier.

Presidenti i Gjermanisë ka pohuar se është pro largimit të personave nga Afganistani dhe është shprehur se do të bëje gjithçka që ka në ‘dorë’ për të sjellë në siguri jo vetëm qytetarët gjermanë, por edhe ata që kishin qëndruar në anën gjermane për vite me radhë.

Lajm kryesor: Situata në Afganistan/ Talebanët premtojnë ‘PAQE’, ftojnë afganët të jetojnë normalisht, vendet perëndimore vazhdojnë evakuimet, Biden takohet me Johnson

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota evakuimi i afganeve ne gjermani frank-walter steinmeier talebanet pushtojne afganistanin evakuimi i afganeve ne gjermani frank-walter steinmeier talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 18 Gusht 2021, 07:10

HAITI– Tërmeti i fuqishëm i të shtunes në Haiti i ka marrë jetën deri më tani 1.941 personave ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për trupa të tjerë të pajetë poshtë...