Bota

Themeluesi i talebanëve pritet si ‘hero’, Baradar mbërrin në Afganistan pas mërgimit 20-vjeçar, ka gjasa të bëhet pre

18 Gusht 2021, 07:57 Nga DOSJA
Themeluesi i talebanëve pritet si ‘hero’, Baradar mbërrin

AFGANISTAN– Mbërrin në Afganistan pas 20 vitesh mërgim Mullah Abdul Ghani Baradar, një prej themeluesve të talebanëve. Në vitin 2001, ai u dëbua nga Afganistani dhe udhëheqja talebane të martën lajmëroi se ai kishte mbërritur në Kandahar nga Katari.

Talebanët kanë postuar video në momentin që ai mbërriti në Afganistan dhe u prit si hero me duartrokitje dhe brohoritje. Ka shumë gjasa që Baradar të bëhet presidenti i talebanëve në Afganistan.

Ka raporte se udhëheqësi politik i talebanëve Mullah Abdul Ghani Baradar dhe udhëheqës të tjerë pritet të mbërrijnë në kryeqytetin Kabul sot ose nesër. 53-vjeçari kaqenë nënkryetar nën ish-shefin Mullah Mohammed Omar, mbështetja e të cilit për udhëheqësin e Al-Kaedës Osama bin Laden çoi në pushtimin e Afganistanit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Lajm kryesor: Situata në Afganistan/ Talebanët premtojnë ‘PAQE’, ftojnë afganët të jetojnë normalisht, vendet perëndimore vazhdojnë evakuimet, Biden takohet me Johnson

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mullah abdul ghani baradar talebanet pushtojne afganistanin mullah abdul ghani baradar talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 18 Gusht 2021, 07:10

HAITI– Tërmeti i fuqishëm i të shtunes në Haiti i ka marrë jetën deri më tani 1.941 personave ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për trupa të tjerë të pajetë poshtë...