Bota

SHBA bllokon rezervat e Bankës Qendrore të Afganistanit, talebanët nuk mund të kenë akses mbi to

18 Gusht 2021, 06:51 Nga DOSJA
SHBA bllokon rezervat e Bankës Qendrore të Afganistanit,

SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bllokuar rezervat e Bankës Qendrore të Afganistanit në llogaritë amerikane, duke ia bërë të pamundur qasjen e talebanëve në miliarda dollarë që ndodhen në banka.

Ky vendim u mor gjatë fundjavës teksa talebanët po merrnin pushtetin në Afganistan dhe më e pakta që mund të ‘shpëtonin’ amerikanët teksa nuk mund të luftonin me ta për t’i dëbuar ta vendi, ishin llogaritë bankare.

“Asnjë aset i Bankës Qendrore, që ka Qeveria afgane në Shtetet e Bashkuara, nuk do të jetë i qasshëm për talibanët”, ka thënë administrata amerikane më 17 gusht.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shifra e rezervave të Bankës Qendrore ka qenë 9,4 miliardë dollarë në fund të prillit. Shumica e rezervave është thënë se ruhen në Bankën Federave të Rezervave në Nju Jork dhe institucione tjera amerikane. Në mesin e aseteve ka dollarë, ari dhe thesaret amerikane.

Talebanët janë në listë të sanksioneve amerikane, gjë e cila nënkupton se ata mund të përballen me vështirësi për të fituar qasje në këto fonde, përveç nëse Uashingtoni dhe aleatë e tij e njohin qeverinë e re. Përveç bllokimit të qasjes në asete, Uashingtoni ka bllokuar edhe ndihmën për Afganistanin përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Lajm kryesor: Situata në Afganistan/ Talebanët premtojnë ‘PAQE’, ftojnë afganët të jetojnë normalisht, vendet perëndimore vazhdojnë evakuimet, Biden takohet me Johnson

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota banka e afganistanit talebanet pushtojne afganistanin banka e afganistanit talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 19:32

MAL I ZI- Kryenegociatorja e Malit të Zi për anëtarësimin në BE, Zorka Kordic, ka deklaruar se Tregu i Përbashkët Rajonal, që organizohet nën ombrellën e BE, ës...