Bota

Shkrimtari afgan Khaled Hosseini i trishtuar për situatën në Afganistan: SHBA të ndihmojë gratë dhe fëmijët

18 Gusht 2021, 08:05 Nga DOSJA

SHBA– Shkrimtari afgan Khaled Hosseini, autori i romanit “Gjuetari i Balonave” dhe “1 mijë diej vezullues”, i lindur në Afganistan ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të ndihmojnë gratë dhe vajzat nga terrori i talebanëve. Në një intervistë për CBS News, Hosseini foli për skenat që dalin në media nga Afganistani dhe u shpreh se: “Unë shqetësohem për njerëzit e Afganistanit, veçanërisht gratë dhe fëmijët që vuajtën më shumë herën e fundit kur talebanët sunduan këtë vend”. Vetë Hosseini, në librin e tij “1 mijë diej vezullues” përshkruan me detaje pengesat dhe jetën e vështirë të dy femrave në Afganistan në momentin kur pushteti u mor nga talebanët.

“Talebanët i shkaktuan dhe imponuan një interpretim shumë drakonian dhe të rreptë të ligjit islamik nga populli afgan. Kjo preku veçanërisht gratë, të cilave u ndalohej të largoheshin nga shtëpia. Ato në thelb u sekuestruan në shtëpitë e tyre, i bënë të burgosura brenda shtëpive të tyre. Ata nuk mund të dilnin pa një shoqërues mashkull, nuk ishin në gjendje të mbanin punë, nuk ishin në gjendje të arsimohen, ata nuk ishin në gjendje të përfaqësonin vendin në qeveri. Ato as nuk ishin në gjendje të shfaqnin fytyrat e tyre në publik. Burra dhe gra u rrahën publikisht. Të gjithë mbajnë mend imazhe të tmerrshme të ekzekutimeve publike,” tha autori.

Hosseini tha se gratë janë në rrezik. “Gratë u kthyen në fuqinë punëtore, gratë zunë 25 përqind të vendeve në sallën e ulët të parlamentit. Gratë ishin në televizion, duke dhënë lajme, gratë ishin në kujdesin shëndetësor, arsim, ato u bashkuan me policinë, u bënë guvernatore të përkohshme … kështu që u arrit përparim. Ndërsa tani e gjithë kjo është e kërcënuar dhe askush nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja për Afganistanin dhe për këtë arsye ajo trashëgimi tani është në pikëpyetje” paralajmëroi ai.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota khaled hosseini khaled hosseini

Sondazh

Poll

Bota 18 Gusht 2021, 07:10

HAITI– Tërmeti i fuqishëm i të shtunes në Haiti i ka marrë jetën deri më tani 1.941 personave ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për trupa të tjerë të pajetë poshtë...