Bota

FOTO/ Nëna ishte vaksinuar, foshnja në Kosovë lind me antitrupa kundër COVID19

18 Gusht 2021, 08:15 Nga DOSJA

PRISHTINË- Një rast i veçantë ka ndodhur në Kosovë ku një foshnje ka lindur me antitrupa ndaj COVID19, pasi nëna e tij ishte vaksinuar gjatë shtatzënisë kundër virusit vdekjeprurës. Lajmi është dhënë nga e ëma e foshnjes, Gresa Elezi, e cila apelon për tu vaksinuar.

Faleminderit Dr Göksu Göç qe me perkushtim dhe profesionalizem vajza ime dhe une jemi ndjere te sigurta te duart tuaja. Sot jam edhe me e lumtur qe me vaksinimin tim gjate shtatezanise, vajza eshte plotesisht e mbrojtur ndaj Covid-19” shkruan ajo.

Debati për vaksinimin e grave shtatzëna vazhdon ku mjekë dhe ekspertë kanë qendrime pro dhe kundër. CDC, qendra amerikane e trajtimit të sëmundjeve, rekomandon vaksinimin e të gjithë personave mbi moshën 12 vjeç, përfshirë edhe gratë që janë shtatzënë, ato që janë në gjidhënie, po përpiqen të ngelen shtatzënë sot ose në të ardhmen.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni femija me antitrupa gresa elezi femija me antitrupa gresa elezi

Sondazh

Poll

Bota 18 Gusht 2021, 07:10

HAITI– Tërmeti i fuqishëm i të shtunes në Haiti i ka marrë jetën deri më tani 1.941 personave ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për trupa të tjerë të pajetë poshtë...