Bota

‘Është akt dashurie!’/ Mesazhi i Papa Françeskut drejtuar popujve: Vaksinohuni!

18 Gusht 2021, 06:48 Nga DOSJA
‘Është akt dashurie!’/ Mesazhi i Papa Françeskut

VATIKAN-Papa Françesku fton të gjithë qytetarët që të vaksinohen. Me anë të një video-mesazhi për besimtarët, Papa thotë se tashmë është koha që ti japim fund pandemisë.

“Falë Zotit dhe punës së shumë njerëzve sot ne kemi vaksina për të na mbrojtur nga Covid-19. Këto japin shpresën për t’i dhënë fund pandemisë, por vetëm nëse ato janë të disponueshme për të gjithë dhe nëse bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”, tha ai.

Sipas kreut të Vatikanit, vaksinimi është një akt dashurie dhe një mënyrë e thjeshtë për t’u kujdesur për të tjerët.

“Të vaksinohesh, me vaksina të autorizuara nga autoritetet kompetente, është një akt dashurie. Dhe të ndihmosh për të siguruar që shumica e njerëzve të vaksinohen është një akt dashurie. Vaksinimi ndaj nesh është një mënyrë e thjeshtë por e thellë për të promovuar të mirën e përbashkët dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin, veçanërisht më të prekshmit.”

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota papa françesku papa françesku

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 19:32

MAL I ZI- Kryenegociatorja e Malit të Zi për anëtarësimin në BE, Zorka Kordic, ka deklaruar se Tregu i Përbashkët Rajonal, që organizohet nën ombrellën e BE, ës...