Bota

Situata në Afganistan/ Talebanët premtojnë ‘PAQE’, ftojnë afganët të jetojnë normalisht, vendet perëndimore vazhdojn

18 Gusht 2021, 06:21 Nga DOSJA
Situata në Afganistan/ Talebanët premtojnë ‘PAQE’,

AFGANISTAN– Sot është dita e katërt që talebanët kanë marrë në ‘dorë’ Afganistanin pas dy dekadash përpjekje dhe kjo ngjarje përbën situatën gjeopolitike më të rëndësishme të momentit. Ndonëse zëdhënsi i talebanëve dje premtoi se nuk do të ketë luftë deri më 11 shtator ndaj forcave amerikane, nuk është ndaluar evakuimi i afganëve nga aeroportet. Ndërkohë që dhuna dhe terrori ndaj afganëve nuk ka ndaluar për asnjë minutë. Burra dhe gra të shumta janë dhunuar ditën e sotme nga talebanët, për shkak se nuk kanë ndjekur urdhërat e tyre.  

Janë shtuar evakuimet nga vendet perëndimore, ku qindra afganë udhëtuan pasditen e djeshme drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë ndërsa SHBA-ja ka evakuuar deri më tani 3200 njerëz nga Kabuli.

Ditën e djeshme u mbajt konferenca e parë që nga fillimi i ‘pushtimeve’, ku u premtua se do të respektoheshin të gjitha të drejtat e grave dhe do të ketë marrëdhënie paqësore me të gjithë vendet e tjera. Talebanët deklaruan se nuk do të ketë asnjë penalizim për zyrtarët shtetërorë dhe i ftoi ata që të shkojnë në punë si zakonisht pasi nuk duan të krijonë situatë tensionuese në vend dhe nuk kanë synim ta marrin pushtetin me luftë por me paqe.

Biden tha se amerikanët nuk mund të zhvillojnë një luftë për afganët, kur ata vetë nuk janë të gatshëm ta bëjnë për veten e tyre dhe këmbënguli se vendimi për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani ishte i drejtë. Ai nuk harroi të paralajmëronte talebanët se nëse qytetarët amerikanë cënohen, Amerika do të përgjigjet me forcë shkatërruese.

Presidenti i SHBA ka folur me kryeministrin britanik Boris Johnson për situatën në Afganistan. Të dy ranë dakord të zhvillojnë një takim virtual të udhëheqësve të G7 javën e ardhshme për të diskutuar një strategji dhe qasje të përbashkët.  Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bllokuar rezervat e Bankës Qendrore të Afganistanit në llogaritë amerikane, duke ia bërë të pamundur qasjen e talebanëve në miliarda dollarë që ndodhen në banka.

Ndërkohë nga aeroporti i Kabulit situata vijon të jetë tejmase shqetësuse ku ka patur edhe nga ata persona që kanë humbur jetën duke u arratisur nga frika e talebanëve. 7 persona deri më tani kanë humbur jetën, pasi ranë nga avioni ku ishin fshehur për tu larguar nga Afganistani. Ditën e sotme pritet një situatë më e qetë sesa ditët e kaluara.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 19:32

MAL I ZI- Kryenegociatorja e Malit të Zi për anëtarësimin në BE, Zorka Kordic, ka deklaruar se Tregu i Përbashkët Rajonal, që organizohet nën ombrellën e BE, ës...