Bota

18 Gusht 2021, 07:10 Nga DOSJA

HAITI– Tërmeti i fuqishëm i të shtunes në Haiti i ka marrë jetën deri më tani 1.941 personave ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për trupa të tjerë të pajetë poshtë rrënojave.

BBC raporton se mbi 10 mijë njerëz janë plagosur dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Reshjet e dendura të shiut në Karaibe e kanë vështirësuar më shumë punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit ndërsa shumë persona të tjerë kanë mbetur të pastrehuar dhe po përballen me përmbytjet.

Sipas OKB më shumë se 500 mijë fëmijë ndodhen në kushte të vështira pa strehim, ujë dhe ushqim.

“Familje të panumërta Haiti që kanë humbur gjithçka për shkak të tërmetit tani po jetojnë me këmbët e tyre në ujë për shkak të përmbytjeve,” tha Bruno Maes, përfaqësuesi i Fondit të Fëmijëve të OKB -së (Unicef) në vend.

Dhjetëra familje të tjera kanë rrezikuar jetët e tyre dhe janë futur në shtëpitë e tyrë të dëmtuara për të mos qëndruar jashtë ku duhet të përballeshin me reshjet e shumta të shiut.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota haiti temeti ne haiti haiti temeti ne haiti

Sondazh

Poll