Bota

Biden flet me Johnson për situatën në Afganistan, bien dakord të mbajnë takimin e G7

18 Gusht 2021, 05:52 Nga DOSJA
Biden flet me Johnson për situatën në Afganistan, bien dakord

Presidenti Joe Biden ka folur me kryeministrin britanik Boris Johnson për situatën në Afganistan, duke shënuar thirrjen e tij të parë me një udhëheqës tjetër botëror që kur talebanët morën kontrollin e vendit të dielën.

Shtëpia e Bardhë tha se gjatë bisedës të së hënës udhëheqësit Biden dhe Johnson “vlerësuan trimërinë dhe profesionalizmin e personelit të tyre ushtarak dhe civil” të cilët po punojnë për të evakuuar qytetarët dhe aleatët e vendeve të tyre nga Afganistani.

Shtëpia e Bardhë tha se udhëheqësit ranë dakord mbi nevojën për një koordinim të ngushtë me aleatët në lidhje me të ardhmen e ndihmës dhe mbështetjes për Afganistanin tani që talebanët janë në krye.

Kryeministri Johnson mban presidencën e G-7ës dhe Shtëpia e Bardhë thotë se ai do të thërrasë një takim virtual të grupit javën e ardhshme për të diskutuar rrugën përpara në Afganistan./VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden talebanet pushtojne afganistanin joe biden talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 19:32

MAL I ZI- Kryenegociatorja e Malit të Zi për anëtarësimin në BE, Zorka Kordic, ka deklaruar se Tregu i Përbashkët Rajonal, që organizohet nën ombrellën e BE, ës...