Sport

Ronaldo, tani një biznesmen i suksesshëm! Hap klinikë në Marbella për transplantin e flokëve, biznesi vlerësohet 85 milio

17 Gusht 2021, 17:06 Nga DOSJA

SPANJË-Cristiano Ronaldo ka hapur një klinikë për transplant flokësh në qytetin spanjoll Marbella. 36-vjeçari zotëron disa klinika në Portugali, në vitin 2019 hapi një degë në Madrid, ndërsa klinika e tij quhet Insparya.Tani ai ka zgjeruar perandorinë e tij me një klinikë të re në Marbella – e cila do të punësojë 100 profesionistë dhe do të ketë 15 salla operacioni.

Çdo procedurë zgjat rreth gjashtë orë dhe kushton 4,000 £ deri në 7,000.Në tërësi, biznesi tani vlerësohet 85 milionë £ nga Forbes. Ronaldo zotëron gjithashtu hotele madje edhe linjën e tij të të brendshmeve.Në vitin 2019, Ronaldo shpjegoi vendimin e tij për të hapur klinikën duke zbuluar se ai beson se të gjithë duhet të jenë në gjendje të rrisin vetëvlerësimin e tyre pa asnjë gjykim.

Ronaldo tha: “Ne duam të ndihmojmë njerëzit të përmirësojnë vetëvlerësimin e tyre dhe të mos kenë turp të vijnë tek ne.Të gjithëve u pëlqen të kujdesen për imazhin e tyre dhe unë jam një shembull shumë i qartë i kësaj. Kjo është arsyeja pse kur Paulo (Ramos, CEO i grupit) më tha për këtë projekt, menjëherë kuptova se ishte diçka unike.Ky projekt do të jetë një sukses, pasi ne duam të ndihmojmë spanjollët dhe ekonominë spanjolle.”Vetë Ronaldo ka pranuar se do t’i nënshtrohet transplantit të flokëve nëse ka nevojë – duke ndjekur modelet si Wayne Rooney dhe David Silva.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus ronaldo juventus ronaldo

Sondazh

Poll