Sport

Dyshohet si vrasje me dashje/ Dramë në futbollin italian, 19-vjeçari ndërron jetë, prokuroria hap hetim

17 Gusht 2021, 15:05 Nga DOSJA
Dyshohet si vrasje me dashje/ Dramë në futbollin italian,

ITALI-Bota e futbollit amator po mban zi për vdekjen e Marco Tampwo. Sulmuesi i lindur në Romë me një familje kongoleze ka ndërruar jetë në moshën 19 vjeçare për shkak të një sëmundjeje, pavarëisht se prokuroria e Tivolit ka hapur një hetim në lidhje me këtë ngjarje. Pas përvojës në sezonin e fundit në radhët e Pianese, ai sapo kishte firmosur me Atletico Terme Fiuggi në Serie D.

Ngushëllimet e Presidentit Sibilia

“Vdekja e Markos më la pa fjalë. Një djalë i talentuar, vetëm 19 vjeç, i cili po përgatitej për të luajtur kampionatin e Serie D”, ishte postimi i presidentit të klubit ku ai sapo kishte firmosur.

Hetimi i vdekjes

Prokurororia e Tivolit, pavarësisht lajmeve se ai ka ndërruar jetë nga një sëmundje,kanë nisur një dosje hetimi. Në procedim, kundër personave të panjohur, pasi dyshohet si vrasje me dashje.Magjistratët urdhëruan një autopsi për të konstatuar nëse vdekja erdhi nga shkaqe natyrore apo ishte shkaktuar nga faktorë të tjerë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport itali marco tampwo itali marco tampwo

Sondazh

Poll