Sport

Lamtumira, Nainggolan: “Në Itali, stresi është bërë shumë i madh…”

17 Gusht 2021, 15:54 Nga DOSJA

BELGJIKE – Në fund, Radja Nainggolan zgjodhi Antwerp dhe u kthye në Belgjikë. Pas ndarjes me Interin, ‘Ninja’ dukej se ishte në gjendje të nënshkruante me Cagliari dhe të kthehej në Sardenjë, por në fund fitoi vendimi për klubin e vendlindjes. Një transferim i diktuar edhe nga aspekti mendor i lojtarit, çka u pranua edhe në konferencën për shtyp të prezantimit në klubin e ri.

“Presidenti dhe njerëzit këtu janë shumë të motivuar. Nëse do të kisha bërë një zgjedhje ekonomike do të kisha shkuar në Turqi, por jam 33 vjeç dhe kam luajtur në klube të mëdha, por kurrë në Belgjikë. Eshtë një motivim për ta bërë emrin tim pak më të madh edhe në Belgjikë,”- tha Nainggolan.

Dhe përsëri: “Në Itali dhe në Serie A stresi po bëhej shumë i madh, këtu ka vërtet ambicie, por mjedisi është më i qetë. Unë nuk ndiej asnjë stres, nuk është pjesë e personalitetit tim. Unë thjesht dua ta bëj këtë klub edhe më të madh se sa është tashmë. Ky është synimi im”.

Me kushtin: “Unë bëra përgatitjen para-sezonale me Interin, pastaj u ndalova për tetë ditë, sepse isha pa klub dhe mora disa ditë pushim. Tani mendoj se jam në 70% të mundësive të mia, por edhe sikur të isha në 20% dhe trajneri të më kërkonte të luaja, do ta bëja”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cagliari në sardenjë radja nainggolan u kthye në belgjikë zgjodhi antwerp cagliari në sardenjë radja nainggolan u kthye në belgjikë zgjodhi antwerp

Sondazh

Poll