Sport

Pirlo, simpati për Guardiolën: “Tani jam gati për një aventurë të re”

17 Gusht 2021, 15:31 Nga DOSJA
Pirlo, simpati për Guardiolën: “Tani jam gati për një

ITALI – Pothuajse tre muaj pas largimit, ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, me pushime në Toscana, jep një intervistë për ‘The Athletic’, duke vlerësuar fitoret dhe suksesin ‘azzurr’ në “Euro 2020”.

“Mancini? Ai e bëri një punë e shkëlqyer, Italia luan si një ekip klubi dhe ka një identitet shumë specifik”, i cili ka folur edhe për sezonin e tij në stolin e Juventusit: “Kam mësuar shumë, – shprehet Pirlo.

“Ishte përvoja ime e parë si trajner, por ishte shumë intensive sepse e filluam sezonin pasi luajtëm vetëm një miqësore. Gjithçka shkoi shumë shpejt. Ne luajtëm çdo tri ditë, pa tifozë, pa qenë në gjendje të shërohemi, pa qenë në gjendje të stërvitemi dhe të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme. Ishte e vështirë të provoje diçka të re. Rimëkëmbja ishte më e rëndësishme se çdo lloj pune taktike.”

Ish-trajneri i Juventusit, ka folur edhe për filofozinë e tij të futbollit, pa e fshehur simpatine e tij. “Nëse nuk e kontrolloni topin, është e vështirë të fitoni. Unë jam duke ndjekur shumë trajnerë dhe përpiqem të kuptoj idetë e tyre. Unë do të doja të shkoja në Manchester për të parë Guardiolën,”– ka deklaruar Andre Pirlo, ish-trajneri i Juvnetusit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “the athletic” andrea pirlo guardiolën ish-trajneri i juventusit italia luan si një ekip klubi mancini “the athletic” andrea pirlo guardiolën ish-trajneri i juventusit italia luan si një ekip klubi mancini

Sondazh

Poll