Bota

“Situata është jashtëzakonisht serioze”! NATO për situatën në Afganistan: Do dërgojmë avionë shtesë për evakuime

17 Gusht 2021, 16:21 Nga DOSJA
“Situata është jashtëzakonisht serioze”! NATO

SHBA– Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dalë në një koferencë për shtyp ditën e sotme ku ka komentuar situatën kaotike të krijuar ne Afganistan dhe ka deklaruar se situata është jashtëzakonisht kaotike dhe e paparashikueshme.

Sekretari i NATO-s ka lajmëruar se rreth 800 anëtarë të personelit civil ndodhen në Afganistan dhe po ofrojnë ndihmë për funksionet kryesore. Stolenberg është shprehur se NATO do të dërgojnë avionë shtesë për evakuuimin e qytetarëve në Kabul.

Deklarata e Stolenberg:

“Fokusi i NATO-s tani është të sigurojë largimin e sigurt të personelit nga vendet aleate dhe partnere, dhe të afganëve që na kanë ndihmuar. NATO ka punuar gjatë gjithë kohës për të mbajtur operacionet në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit. Rreth 800 anwtarw tw personelit civil të NATO-s, kanë mbetur për të ofruar funksione kyçe në rrethana shumë sfiduese. Përfshirë kontrollin e trafikut ajror, karburantin dhe komunikimet. Dhe unë do të doja t’i falënderoja ata. Më lejoni gjithashtu të falënderoj forcat ushtarake të aleatëve të NATO -s, në veçanti Turqinë, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar për rolin e tyre jetik në sigurimin e aeroportit. Operacionet në aeroport tani po rifillojnë gradualisht. Dhe gjatë takimit të sotëm Aleatët njoftuan se po dërgojnë aeroplanë shtesë.Unë jam shumë i mërzitur për atë që po shoh në Afganistan. Talebanët duhet të respektojnë ata që duan të jetojnë atje. Aeroporti duhet të jetë i hapur. Do të dërgohen avionë shtesë për evakuimin e qytetarëve në Kabul”

LAJMI KRYESOR: Afganistani ‘peng’ i talebanëve! Sot rihapet aeroporti, 7 viktima në Kabul, Kina e gatshme për ‘miqësi’ me pushtuesit, Turqia ngre mur kundër kalimit të afganëve

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jens stoltenberg talebanet pushtojne afganistanin jens stoltenberg talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll