Bota

Greqia kundërshton strehimin e afganëve, Ministri i Emigracionit: Nuk do të bëhemi portë hyrëse e tyre në BE

17 Gusht 2021, 14:25 Nga DOSJA
Greqia kundërshton strehimin e afganëve, Ministri i Emigracionit: Nuk

GREQI– Çështja e pranimit të popullit afgan, është bërë dilemë nga shumë shtete. Ka nga ata shtete të cilat ‘pa e menduar dy herë’ i kanë mirëpritur afganët, siç është Shqipëria dhe Kosova, por ka edhe vende të cilat janë kundër kësaj gjëje.

Një ndër vendet që nuk e shikon të arsyeshme pritjen e afganëve, është Greqia. Arsyeja pse Greqia nuk do të bëhet pritëse të afganëve, është se nuk dëshiron që të bëhet pikë hyrëse e tyre drejt Bashkimit Europian. Këtë e ka deklaruar Ministri për Emigrimin, Notis Mitarachi duke i kërkuar BE-së të reagojë.

Greqia ishte një prej vendeve në frontin e parë gjatë krizës së emigrimit në vitin 2015 ku rreth 1 milionë sirianë e irakenë zbarkuan në ishujt e tyre.

“Ne po e bëjmë të qartë se nuk duam dhe nuk mund të bëhemi porta hyrëse drejt Europës të refugjatëve dhe emigrantëve. Nuk duam sërish miliona refugjatë të shkojnë në Europë, sidomos përmes Greqisë” – u shpreh Mitarachi në një intervistë për mediat.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të zhvillojnë një takim ditën e sotme për të diskutuar rënien e Afganistanit në duart e Talebanëve.

LAJMI KRYESOR: Afganistani ‘peng’ i talebanëve! Sot rihapet aeroporti, 7 viktima në Kabul, Kina e gatshme për ‘miqësi’ me pushtuesit, Turqia ngre mur kundër kalimit të afganëve

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota notis mitarachi talebanet ne greqi talebanet pushtojne afganistanin notis mitarachi talebanet ne greqi talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 12:47

SHBA-ja përballë kritikave për Afganistanin

AFGANISTAN- Marrja nën kontroll për një periudhë të shpejtë kohore e Afganistanit nga ana e talibanëve, ka bërë që të drejtohen shumë kritika ndaj administratës...

Bota 17 Gusht 2021, 12:44

SHBA-ja do të vazhdojë evakuimet nga Afganistani

SHBA- Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë evakuimin e sa më shumë qytetarëve amerikanë dhe bashkëpunëtorëve afganë në javët e ardhshme, tha të martën (17 gusht)...

Bota 17 Gusht 2021, 12:23

Arrestohet kryebashkiaku i Mykonos në Greqi

GREQI- Kryebashkiaku i ishullit Mykonos, Konstantinos Koukas, është arrestuar nga policia ditën e sotme.Innews.gr shkruan se sipas informacioneve, kryebashkiaku...