Bota

Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë/ Sot diskutohen masat e reja, Arben Vitia mbledh kryetarët e komunave

17 Gusht 2021, 13:51 Nga DOSJA
Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë/ Sot diskutohen masat e reja,

KOSOVË– Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, sot do të mbajë një mbledhje online me Asociacionin e Komunave të Kosovës, për t’i diskutuar masat e reja anti-COVID.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije përmes një postimi nse takimi do të fillojë në orën 18:00, ndërkaq aty do të diskutohet për masat e reja, pas rritjeve të numrit të rasteve pozitive me koronavirus në vend.

Para takimit me Asociacionin e Komunave të Kosovës, ministri Vitia do të takojë edhe krerët e institucioneve shëndetësore, për të diskutuar rreth masave të reja. Ende nuk dihet nëse do të diskutohet për mbyllje të vendit apo karantinë të pjesshme.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia ka ftuar për sot në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19. Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arben vitia masat anti-covid ne kosove arben vitia masat anti-covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 12:47

SHBA-ja përballë kritikave për Afganistanin

AFGANISTAN- Marrja nën kontroll për një periudhë të shpejtë kohore e Afganistanit nga ana e talibanëve, ka bërë që të drejtohen shumë kritika ndaj administratës...

Bota 17 Gusht 2021, 12:44

SHBA-ja do të vazhdojë evakuimet nga Afganistani

SHBA- Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë evakuimin e sa më shumë qytetarëve amerikanë dhe bashkëpunëtorëve afganë në javët e ardhshme, tha të martën (17 gusht)...

Bota 17 Gusht 2021, 12:23

Arrestohet kryebashkiaku i Mykonos në Greqi

GREQI- Kryebashkiaku i ishullit Mykonos, Konstantinos Koukas, është arrestuar nga policia ditën e sotme.Innews.gr shkruan se sipas informacioneve, kryebashkiaku...