Bota

Facebook bllokon talebanët: Janë terroristë, nuk do kenë asnjë llogari në rrjetin social

17 Gusht 2021, 15:05 Nga DOSJA
Facebook bllokon talebanët: Janë terroristë, nuk do kenë

TIRANË– Facebook ka vendosur që të ndalojë të gjitha përmbajtjet e publikuara në rrjetin social nga talebanët. Vetë zëdhënësi i Facebook ka konfirmuar për BBC se nëse talebanët vijojnë ende të sanksionohen organizatë terroriste sipas ligjit amerikan, llogaritë e tyre do të hiqen dhe nuk do të funksionojnë më.

“Talebanët janë të sanksionuar si një organizatë terroriste sipas ligjit amerikan dhe ne i kemi ndaluar ata nga shërbimet tona sipas politikave tona të Organizatës së Rrezikshme. Kjo do të thotë që ne heqim llogaritë e mbajtura nga ose në emër të talebanëve dhe ndalojmë lavdërimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e tyre.

Ne gjithashtu kemi një ekip të përkushtuar të ekspertëve të Afganistanit, të cilët janë folës amtare të Dari dhe Pashtos dhe kanë njohuri për kontekstin lokal, duke na ndihmuar të identifikojmë dhe paralajmërojmë për çështjet e reja në platformë,”- tha zëdhënësi i Facebook.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanët pushtojne kabulin talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 12:47

SHBA-ja përballë kritikave për Afganistanin

AFGANISTAN- Marrja nën kontroll për një periudhë të shpejtë kohore e Afganistanit nga ana e talibanëve, ka bërë që të drejtohen shumë kritika ndaj administratës...

Bota 17 Gusht 2021, 12:44

SHBA-ja do të vazhdojë evakuimet nga Afganistani

SHBA- Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë evakuimin e sa më shumë qytetarëve amerikanë dhe bashkëpunëtorëve afganë në javët e ardhshme, tha të martën (17 gusht)...