Bota

Çfarë po ndodh? Avioni gjerman largohet nga Kabuli vetëm me 7 persona, Merkel deklaroi se Gjermania do të merrte 10 mijë af

17 Gusht 2021, 13:35 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh? Avioni gjerman largohet nga Kabuli vetëm me 7

GJERMANI– Avioni i transportit ushtarak gjerman ‘Airbus A400M’ u largua mbrëmjen e djeshme nga Kabuli, ku kishte shkuar për të marrë kontigjentin e parë të evakuuarve, pasi pak ditë më parë, Angela Merkel deklaroi se do të strehonte 10 mijë afganë në Gjermani. 

Mediat raportojnë se për arsye akoma të paqarta, avioni ushtarak u kthye në Gjermani me vetëm shtatë persona. Ky avion është i projektuar të mbajë rreth 150 persoan në bord. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane fajësoi në lidhje me këtë rrethanat kaotike në aeroport dhe shkëmbimet e zjarrit në pikën e hyrjes.

Zëdhënësi shtoi gjithashtu se personave të cilët do të evakuoheshin, nuk iu lejua hyrja në aeroport pa ndërhyrjen e forcave të armatosura gjermane ‘Bundeswehr’, ndërsa avioni nuk mund të priste për një kohë të gjatë dhe duhej të lëvizte nga aeroporti.

“Me mbështetjen e forcave të Bundeswehr që tani mbërrijnë në Kabul, ne po punojmë nën presion të lartë për ta bërë të mundur këtë për grupet e para të evakuimit gjatë orëve të ardhshme”, tha zëdhënësi.

LAJMI KRYESOR: Afganistani ‘peng’ i talebanëve! Sot rihapet aeroporti, 7 viktima në Kabul, Kina e gatshme për ‘miqësi’ me pushtuesit, Turqia ngre mur kundër kalimit të afganëve

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganet ne gjermani talebanet pushtojne afganistanin afganet ne gjermani talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 12:47

SHBA-ja përballë kritikave për Afganistanin

AFGANISTAN- Marrja nën kontroll për një periudhë të shpejtë kohore e Afganistanit nga ana e talibanëve, ka bërë që të drejtohen shumë kritika ndaj administratës...

Bota 17 Gusht 2021, 12:44

SHBA-ja do të vazhdojë evakuimet nga Afganistani

SHBA- Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë evakuimin e sa më shumë qytetarëve amerikanë dhe bashkëpunëtorëve afganë në javët e ardhshme, tha të martën (17 gusht)...

Bota 17 Gusht 2021, 12:23

Arrestohet kryebashkiaku i Mykonos në Greqi

GREQI- Kryebashkiaku i ishullit Mykonos, Konstantinos Koukas, është arrestuar nga policia ditën e sotme.Innews.gr shkruan se sipas informacioneve, kryebashkiaku...