Bota

“Zemra më dhemb për Afganistanin. Është fillimi i kohës më të errët për familjet dhe veçanërisht vajzat dhe gra

17 Gusht 2021, 15:34 Nga DOSJA
“Zemra më dhemb për Afganistanin. Është fillimi i

KANADA – Sadia Badie dhe familja e saj vijnë nga Afganistani. Ajo është një grua afgane që ka fatin të jetojë e lirë në Kanada falë sakrificës që prindërit e saj kanë bërë duke u rikthyer në refugjatë në momentin më të vështirë të jetës së tyrë. Mamaja e saj u kthye ne refugjate ndërsa ishte 9 muajshe shtatzënë, për të kërkuar një të ardhme më të mirë për familjen e saj.

Teksa Sadia na tregon fotografitë e saj familjare, vëmendjen na e tërheq lumturia e shfaqur aty. Njerëz të buzëqeshur, burra dhe gra, të veshur sipas modës së kohës së tyre, gati për të shijuar jetën e lirë përpara tyre. Por Sadia e di se jo të gjithë janë aq me fat sa ajo. Afganistani, me sundimin e talebanëve, duket se po hyn në “epokën më të errët për vajzat dhe grate”, shprehet ajo me trishtim.

Dietologia Sadia Badie tregon historinë tronditëse të familjes së saj në një postim të ri në Instagram.

“Zemra më dhemb për Afganistanin. Unë jam më e vogla nga tre vajzat, vajza e afganëve që rrezikuan jetën e tyre dhe u arratisën nga atdheu i tyre i dashur gjatë luftës në 1979. Në atë kohë, mamaja ime ishte nëntë muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të parë. Në të kaluarën, Afganistani ishte një vend i bukur. Sipas tregimeve që ndajnë prindërit e mi, ishte një komb përparimtar. Nëna ime shkoi në shkollë, zgjodhi me kë donte të martohej, madje edhe sot e admiroj ndjenjën e stilit që ajo kishte atëherë. Por tani talebanët janë në kontroll. Është fillimi i kohës më të errët për familjet dhe veçanërisht vajzat dhe gratë e Afganistanit. Ato do të privohen nga të drejtat e tyre, do të detyrohen të martohen, do të ndalohen të dalin nga shtëpia nëse nuk shoqërohen nga një burrë, do të detyrohen të veshin burka, do të ndalohen të shkojnë në shkollë. Mund ta imagjinoni si është. Nëse prindërit e mi nuk do të kishin qenë në gjendje të largoheshin nga vendi, unë dhe motrat e mia do të ishim mes atyre vajzave sot. Të gjithë kemi frikë për jetën tonë, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë. Shpresoj që vendet e tjera të vazhdojnë të ofrojnë një rrugëdalje dhe azil për familjet nga Afganistani. Ata kanë të drejta si të gjithë të tjerët. Ata kërkojnë liri dhe siguri si të gjithë të tjerët. Janë njerëz të mirë, të ndjeshëm, bujarë. Shpresoj që Afganistani të bëhet vendi i bukur që ishte dikur. Ai meriton diçka më të mirë. “Njerëzit e tij meritojnë diçka më të mirë.”

Ja postimi i saj në Instagram:

 

 

A post shared by Sadia Badiei, BSc Dietetics (@pickuplimes)

m.k/dosja.al

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota histori nga afganistani sadia badie histori nga afganistani sadia badie

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 12:47

SHBA-ja përballë kritikave për Afganistanin

AFGANISTAN- Marrja nën kontroll për një periudhë të shpejtë kohore e Afganistanit nga ana e talibanëve, ka bërë që të drejtohen shumë kritika ndaj administratës...

Bota 17 Gusht 2021, 12:44

SHBA-ja do të vazhdojë evakuimet nga Afganistani

SHBA- Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë evakuimin e sa më shumë qytetarëve amerikanë dhe bashkëpunëtorëve afganë në javët e ardhshme, tha të martën (17 gusht)...