Bota

Gratë janë ende me pikëpyetje! Talebanët nisin krijimin e një qeverie: Askush nuk do dënohet, nuk duam hakmarrje, por do k

17 Gusht 2021, 16:11 Nga DOSJA
Gratë janë ende me pikëpyetje! Talebanët nisin krijimin e

AFGANISTAN– Zëdhënësi i talebanëve ka siguruar se ata nuk do të ndjekin asnjë lloj rmiqësie dhe se nuk duan që ky vend të përdoret kundër asnjë lloj shteti. BBC shkruan se zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid u shpreh në konferencë se ata po krijojnë një qeveri të re dhe sapo ta bëjnë këtë, do të kenë në dispozicion dhe ligjet e tyre.

Të gjithë ata që kanë punuar si përkthyes apo për të tjerë, nuk do të merren në pyetje dhe nuk do të dënohen nga talebanët. Por, zëdhënësi u tregua evaziv gjatë gjithë konferencës kur u pyet për të ardhmen e të drejtave të grave në fuqinë punëtore.

Ai në mënyrë të përsëritur deklaroi se ato do të kenë të drejtë të punojnë “brenda kornizave të ligjeve islame”, pa e zgjeruar se çfarë do të thoshte kjo në praktikë.

“Ne i kemi falur të gjithë në dobi të stabilitetit ose paqes në Afganistan. Askush nuk do të trajtohet me hakmarrje. Të rinjtë që janë rritur këtu, ne nuk duam që ata të largohen. Ata janë pasuria jonë. Askush nuk do të trokasë në derën e tyre dhe nuk do t’i pyesë se për kë kanë punuar. Ata do të jenë të sigurt. Askush nuk do të merret në pyetje apo ndiqet. Pasi të formohet qeveria, ne do të vendosim se cilat ligje do t’i paraqiten kombit.. Një gjë duhet të them: Ne po punojmë seriozisht për formimin e qeverisë. Do të shpallet pas përfundimit. Ne i kemi të gjithë kufijtë nën kontrollin tone. Toka e Afganistanit nuk do të përdoret kundër askujt. Gratë do të punojnë brenda kornizave të ligjeve islame. Media private mund të vazhdoj të punojë e lirë,”- tha  Zabihullah Mujahid.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanët pushtojne kabulin zabihullah mujahid talebanët pushtojne kabulin zabihullah mujahid

Sondazh

Poll