Bota

Ultimatumi i fundit! Përfaqësuesi i talebanëve: Trupat amerikane kanë afat të tërhiqen deri më 11 shtator, nuk do i sulmo

17 Gusht 2021, 14:50 Nga DOSJA
Ultimatumi i fundit! Përfaqësuesi i talebanëve: Trupat amerikane

AFGANISTAN– Përfaqësuesi i talebanëve Suhail Shaheen, është zotuar se nuk do të sulmojnë mbi forcat e SHBA në Afganistan deri në datën 11 shtator. Ky është ultimatumi i fundit që talebanët i japin forcave të SHBA për tu larguar nga vendi, pas kësaj date talebanët nuk do të qëndrojnë ‘duarkryq’ por do të sulmojnë mbi ta. 

Suhail Shaheen, në një intervistë për Sky News ditën e sotme, tha se talebanët kishin shpallur tashmë një “amnisti” për forcat e SHBA. Sky News e publikoi me anë të një statusi në Tëitter intervistën ku shkroi: Zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen thotë se SHBA duhet të tërheqë të gjitha forcat e tyre deri më 11 shtator, por shton ne jemi të “përkushtuar” që të mos i sulmojmë.

Pjesë nga intervista:

“Ata duhet të nxjerrin trupat e tyre nga Afganistani. Ata duhet të tërheqin të gjitha forcat e tyre, por ne jemi të përkushtuar që të mos i sulmojmë. Ne kemi shpallur ‘amnisti të përgjithshme” për këtë gjë. Ata nuk duhet të shqetësohen. Gratë gjithashtu do të jenë në gjendje të kenë arsim, përfshirë universitetin. Kjo është politika jonë. Dhe ne tashmë po punojmë për këtë në të gjitha ato zona që kemi marrë në Afganistan. Kjo është për sigurinë e tyre. Mulla Baradar, një nga themeluesit e talebanëve në vitet 1990, i cili tani është nënkryetar, synon të shkojë në Afganistan, megjithëse nuk mund të themi se kur.

Taliban spokesperson Suhail Shaheen says the US should “withdraw all their forces” by 11 September, but adds “we are committed not to attack them”

Read the latest on the situation in Afghanistan here: https://t.co/qPs0VmYVd5 pic.twitter.com/5NX1MrqzXg

— Sky News (@SkyNews) August 17, 2021

LAJMI KRYESOR: Afganistani ‘peng’ i talebanëve! Sot rihapet aeroporti, 7 viktima në Kabul, Kina e gatshme për ‘miqësi’ me pushtuesit, Turqia ngre mur kundër kalimit të afganëve

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota suhail shaheen talebanet pushtojne afganistanin suhail shaheen talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 12:47

SHBA-ja përballë kritikave për Afganistanin

AFGANISTAN- Marrja nën kontroll për një periudhë të shpejtë kohore e Afganistanit nga ana e talibanëve, ka bërë që të drejtohen shumë kritika ndaj administratës...

Bota 17 Gusht 2021, 12:44

SHBA-ja do të vazhdojë evakuimet nga Afganistani

SHBA- Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë evakuimin e sa më shumë qytetarëve amerikanë dhe bashkëpunëtorëve afganë në javët e ardhshme, tha të martën (17 gusht)...

Bota 17 Gusht 2021, 12:23

Arrestohet kryebashkiaku i Mykonos në Greqi

GREQI- Kryebashkiaku i ishullit Mykonos, Konstantinos Koukas, është arrestuar nga policia ditën e sotme.Innews.gr shkruan se sipas informacioneve, kryebashkiaku...