Bota

Rëndohet situata e Covid në Kosovë/ 5 viktima dhe 1.765 raste të reja në 24 orët e fundit

17 Gusht 2021, 13:08 Nga DOSJA
Rëndohet situata e Covid në Kosovë/ 5 viktima dhe 1.765 raste

KOSOVË– Situata e Covid është rënduar shumë në Kosovë ku shkak për rritje të rasteve është bërë varianti Delta. Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 5 viktima dhe janë regjistruar 1 mijë e 765 raste të reja të infektuara.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se gjatë kësaj kohe janë shëruar 121 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

17 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës. Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278. Në total numri i rasteve aktive është 10.183.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bilanci i covid kosove bilanci i covid kosove

Sondazh

Poll

Bota 17 Gusht 2021, 12:47

SHBA-ja përballë kritikave për Afganistanin

AFGANISTAN- Marrja nën kontroll për një periudhë të shpejtë kohore e Afganistanit nga ana e talibanëve, ka bërë që të drejtohen shumë kritika ndaj administratës...

Bota 17 Gusht 2021, 12:44

SHBA-ja do të vazhdojë evakuimet nga Afganistani

SHBA- Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë evakuimin e sa më shumë qytetarëve amerikanë dhe bashkëpunëtorëve afganë në javët e ardhshme, tha të martën (17 gusht)...

Bota 17 Gusht 2021, 12:23

Arrestohet kryebashkiaku i Mykonos në Greqi

GREQI- Kryebashkiaku i ishullit Mykonos, Konstantinos Koukas, është arrestuar nga policia ditën e sotme.Innews.gr shkruan se sipas informacioneve, kryebashkiaku...

Bota 17 Gusht 2021, 09:55

Afganistan: BE dhe NATO në gjendje shoku

AFGANISTAN- Shërbimin Diplomatik të BE e gjeti me sa duket të papërgatitur marshimi i shpejtë i talibanëve dhe dorëzimi i shpejtë i qeverisë afgane. Vetëm të en...