Sport

VIDEO/ Konyaspor e ka gjetur “bomberin”, Cikalleshi në minutat e fundit i jep fitoren skuadrës së tij

16 Gusht 2021, 18:41 Nga DOSJA
VIDEO/ Konyaspor e ka gjetur “bomberin”, Cikalleshi në minutat

TURQI– Sokol Cikalleshi nuk ka ndërmend të ndalet. Pas dy realizimeve në miqësoret me Antalyaspor dhe Alanyaspor, në javën e parë të kampionatit turk, Konyaspor, skuadra ku aktivizohet sulmuesi shqiptar ka fituar me shifrat 1-0 ndaj Sivaspor.

Do të vinte minuta e 88′ kur Cikalleshi do të shënonte golin e vetëm të takimit me “shqiponjat e zeza” që dalin nga kjo transfertë me tre pikë. Për skuadrën e Konyaspor u aktivizuan edhe dy shqiptarë të tjerë si Endri Çekiçi dhe Bytyqi.

Deri më tani, sulmuesi kavajas po tregon një formë fantastike dhe i dërgon një “kartolinë” trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Edy Reja me rastin e ndeshjeve kualfikuese që Shqipëria do të zhvillojë në muajin shtator.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cikalleshi konyaspor cikalleshi konyaspor

Sondazh

Poll