Sport

Befasi në javën e dytë, Renova fitoi “El Clasicon” tetovare

16 Gusht 2021, 05:01 Nga DOSJA
Befasi në javën e dytë, Renova fitoi “El Clasicon”

MAQEDONIA E VERIUT – Me katër fitore të vendase, një fitore të miqve dhe një  barazim, me 11 gola të shënuar, u mbyllën ndeshjet e javës së dytë në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut.

Brenda kësaj ‘kornize’ është edhe fitorja e “El Clasicos” tetovare, ku skuadra e Renovës mundi 2-1 Shkëndijën në transfertë. Kanë fituar edhe skuadrat e tjera shqiptare të Struga Trim Lum dhe Shkupit.

Skuadra e Renovës nga Xhepçishti, në ndeshjen e sotme në Tetovë, përpara mbi 1000 tifozë në stadium, shënoi fitoren e pastër 2-1 ndaj kampionëve në fuqi të Shkëndijës, e cila pas eliminimit dhe paraqitjes së dobët në kupat e Europës, ende nuk po arrin të gjejë veten.

Për Renovën golat i shënuan Fatjon Jusufi (20’) dhe Remzifaik Selmani (48’), ndërsa golin e vetëm për kampionët e shënoi Ljupço Doriev (67’). Duhet theksuar se Shkëndija pas 517 minutave, shënon edhe golin e pare në kampionat.

Fitoren e parë në kampionat ka shënuar edhe Struga Trim Lum, e cila me golin e Emir Skënderi (60’) mundi 1-0 Pelisterin e Manastirit. Në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, ekipi i Shkupit mundi Makedonija GP me rezultatin 2-0, me gola të Faustin Senghor (42′) dhe Freddy Alvarez (90’).

Në ndeshjet tjera të javës, ekipi i Borecit mundi 2-1 Tikveshin, ndërsa Skopje barazoi 0-0 me Bregallnicën. Në mbrëmje Akademia Pandev mundi 2-0 Rabotniçkin. Të mërkurën më 18 gusht, do të luhen ndeshjet e javës së tretë të kampionatit maqedon.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “el clasicos” tetovare renovës shkëndijën shkupi struga trim lum “el clasicos” tetovare renovës shkëndijën shkupi struga trim lum

Sondazh

Poll