Sport

Humbja e Arsenalit ‘lëkund’ pankinën e Artetas, në skenë del emri i Contes

16 Gusht 2021, 05:26 Nga DOSJA
Humbja e Arsenalit ‘lëkund’ pankinën e Artetas, në

ANGLI – Ka mjaftuar humbja ndaj Brentfordit të premten, në ndeshjen e parë të Premier League, që drejtuesit e Arsenalit të mendojnë për shkarkimin e trajnerit të tyre Mikel Arteta dhe zëvendësimin e tij me ish-trajnerin e Chelseas, Antonio Conte.

Trajneri 39-vjeçar, spanjoli Arteta, e nisi mirë vitin e parë te Arsenal, duke fituar ‘FA Cup’, por edicionin e kaluar “Topçinjtë” e mbyllën Premier League në vendin e tetë, larg objektivave. Sakaq ata në ndeshjen e pareë u mposhtën 2-0 nga debutuesit e Brentford.

Sipas “Tuttosport”, tani Arsenali po mendon ta largojë Artetan nga detyra dhe ta zëvendësojë atë me Conten, që do ndihmonte edhe në transferimin e sulmuesit Lautaro Martinez. Trajneri italian në sezonin 2016-17 kishte fituar Premier League, derisa vitin e kaluar fitoi ‘scudetton’ e Serie A me Interin, ku Martinez që shënoi 17 gola.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport antonio conte lautaro martinez mikel arteta sipas “tuttosport” topcinjte antonio conte lautaro martinez mikel arteta sipas “tuttosport” topcinjte

Sondazh

Poll