Sport

Fitoi 6 milionë euro në një javë, “banditi” Messi bën të pasur edhe Michael Jordan, transferimi te PSG vlen ed

15 Gusht 2021, 21:23 Nga DOSJA
Fitoi 6 milionë euro në një javë, “banditi”

PARIS-Transferimi i Lionel Messit te PSG jo vetëm që ka ndikim në futboll, por edhe në nivel komercial, i cili duhet të jetë një lajm i mirë për legjendën e NBA, Michael Jordan.
Pasuria e ish-lojtarit të Chicago Bulls pësoi një goditje gjatë pandemisë, por transferimi i Messit te PSG mund bëjë që Jordan të rifitojë paratë e humbura. Në fakt, revista Forbes nënvizoi se Jordan humbi rreth 24% të parave të tij gjatë pandemisë, me pasurinë e tij neto që shkoi nga 2.1 miliardë dollarë në 1.6 miliardë.

Si ndikon transferimi i Messit te Michael Jordan?

Messi është një nga atletët më të njohur në të gjithë botën dhe tifozët janë dashuruar për të veshur fanellat e tij dhe fanellat e PSG është e markës Jordan të Nike.Marka Jordan ka qenë prodhuesi i fanellave të PSG që nga sezoni 2019/20, ndërsa Michael Jordan merr një fitim prej 5% për secilën fanellë të shitur.

Tani, me Messin që i është bashkuar PSG -së, pritet që rreth 2.5 milionë fanella me emrin e argjentinasit të shiten këtë sezon.Deri më tani, PSG ka fituar rreth 120 milionë euro që kur fanella e Messit doli në shitje dhe Jordan fitoi vetëm 6 milionë euro në një fundjavë të vetme.Me kalimin e ditëve, kjo shifër vetëm do të rritet.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport messi michael jordan psg messi michael jordan psg

Sondazh

Poll