Sport

“Ne do të jemi Inter edhe pa ty”, tifozët injorojnë mesazhin e Lukakut dhe nisin sulmet: Do të shohim nëse ti&#

15 Gusht 2021, 21:00 Nga DOSJA
“Ne do të jemi Inter edhe pa ty”, tifozët injorojnë

MILANO-Ishte e pritshme që mesazhi lamtumirës së Romelu Lukakut të mos pritej mirë nga tifozët e Interit për disa arsye.Futbollisti belg kishte premtuar se do të tregonte arsyet e largimit dhe mëngjesin e sotëm, në Instagram postoi një letër me shpresën se do ta kuptonin vendimin e tij. Tifozëve të Interit nuk u ka bërë përshtypje mesazhi i tij, sidomos për faktin se ka ardhur disa ditë pas largimit nga Inter.

 

 

A post shared by Romelu Lukaku (@romelulukaku)

Disa e kanë akuzuar se dikush tjetër ia ka shkruar deklaratën, të tjerët e kanë akuzuar se thjesht i ka ndjekur paratë, sidomos në kohën kur Inter po vuan për shkak të likuiditetit.“Faleminderit për dy vitet, po është dashur ta dërgoje këtë ‘letër’ disa sekonda para se ta zyrtarizoje transferimin te Chelsea” – ka shkruar një tifoz.

Një tjetër ka pohuar se është sikur po merr një mesazh nga ish-partneri kur ia ke fshirë numrin nga telefoni.“Ne do të jemi gjithmonë Inter edhe pa ty, por tani do të shohim nëse ti do jesh Lukaku pa ne” – ishte deklarata e një tifozi.

Noi saremo sempre l’Inter anche senza di te ma vedremo se tu sarai Lukaku senza di noi #amala @Inter https://t.co/BkI1RE0qTi

— Francesco Laggia (@BomberLaggia) August 15, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter lukaku inter lukaku

Sondazh

Poll