Sport

VIDEO/ Barcelona post-Messi nis me katër gola, katalanasit argëtohen ndaj Real Sociedad

15 Gusht 2021, 20:13 Nga DOSJA
VIDEO/ Barcelona post-Messi nis me katër gola, katalanasit argëtohen

SPANJË– Barcelona argëtohet edhe pa Messin. Katalanasit fitojnë ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Real Socieadad me shifrat 4-2 në Camp Nou. Realizimi i parë do të vinte në minutën e 19′ kur Pique me kokë goditi saktë duke shënuar golin e avantazhit. Më pas ishte danezi Martin Braithwaite ai që shënoi dy herë, nga një gol për çdo pjesë, duke dërguar shifrat në 3-0.

Megjithatë kur dukej se Barcelona po shkonin drejt një fitoreje të sigurt, Sociedad shënoi dy gola në harkun e tre minutave, me Lobete e Oyarzabal, duke rihapur takimin dhe bërë më interesante minutat e fundit.Llogaritë i mbylli Sergi Roberto në minutën e 91-të dhe vulosi tre pikëshin në start për Barcelonën, që tregoi se mund të bëjë edhe pa Messin.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona la liga real sociedad barcelona la liga real sociedad

Sondazh

Poll