Politike

“Zuzar dhe sadist”, Basha ashpërson tonet ndaj Lleshajt: Fjalët po mbarojnë, sovrani flet në protestën e radhës

2 Qershor 2019, 20:14 Nga DOSJA
“Zuzar dhe sadist”, Basha ashpërson tonet ndaj Lleshajt:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, në përfundim të protestës ka mbajtur një fjalë nga selia blu. Basha para qytetarëve ka thënë se protestuesit nuk kanë plagosur asnjë punonjës policie.

Më tej Basha ka hedhur akuza të rënda ndaj Sandër Lleshajt, duke thënë se ai është një zuzar dhe sadist.

PJESË NGA FJALA

Së pari dua t’u falenderoj nga zemra për qytetarinë dhe shpirtin e qëndresës dhe vendosmërinë që kishit sot. Ishte më e madhe që ka parë Shqipëria dhe Evropa. Vëllezër dhe motra, qindra mijë prej jush në në këtë protestë sollët me vete, energjinë dhe vendosmërinë tek e nesërmja e re që po lind. Mesazhi i qartë dhe i prerë është se Rama dhe banda e tij kriminale, mund të mbajnë me dhunë pushtetin e tij. Edi Rama dhe banda e tij ta harrojnë se Shqiptarët do lejojnë mbajtjen e pushtetit me dhunë. Ne kemi bërë gjithçka që asnjë punonjës i policisë të mbetej i plagosur, nuk e kam fjalën për ata horra që hodhën gaz. Pavarësisht përpjekjeve tona, përgjigja e horrave ishte dhunë dhe kanë plagosur disa protestues. I them Ramës dhe sejmenit të tij zuzar dhe sadist që të heq dorë nga dhuna. I them se ai do të marr përgjigjen e duhur. Është mahniste për një popull të tërë të bashkuar kështu, me vlerën e qartë Evropiane. Ne nuk do të hedhim asnjë hap pas, e sotmja është dita e fundit që unë i drejtohem me forcën e argumenteve pasi fjalët po mbarojnë. Në protestën e ardhshme nuk do të ketë më fjalë, por fjalën do ta keni vetëm ju. Lere sovranin të flasë me votë, ose dëgjojë zërin e sovranit nga protesta.

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëron se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë ka munguar Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha sander lleshaj lulzim basha sander lleshaj

Sondazh

Poll