Politike

Dhuna në protestën e opozitës, ambasada e SHBA: E dënojmë, uluni në dialog

2 Qershor 2019, 20:32 Nga DOSJA
Dhuna në protestën e opozitës, ambasada e SHBA: E

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas protestës së oopzitës, e cila pati dhe akte dhune. Në një reagim për mediet ambasada bën thirrje të shmangieve të akteve të dhunës në protestë dhe u kërkon palëve që të ulën në dialog për të shmangur këtë situatë. 

“Ambasada e SHBA dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës sonte. Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht. Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik. Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv”, shkruhet në njoftim.

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëron se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë ka munguar Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada e shba dhuna ne proteste protesta e opozites 2 qershor 2019 ambasada e shba dhuna ne proteste protesta e opozites 2 qershor 2019

Sondazh

Poll