Politike

Protesta/ Vjen reagimi i parë nga PS, Balla: Ndalo sulmin kundër Shqipërisë, Lulëzim!

2 Qershor 2019, 20:06 Nga DOSJA
Protesta/ Vjen reagimi i parë nga PS, Balla: Ndalo sulmin kundër

TIRANE- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestën e dhunshme të opozitës para Parlamentit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook,Balla i bën thirrje Lulzim Bashës të heqë dorë nga urdhërat për dhunë ndaj institucioneve.

Sipas Ballës, deri tani janë plagosur shtatë bijë nënash në krye të detyrës dhe se çantat e individëve të dhunshëm, të instruktuar brenda zyrave të SHQUP, janë mbushur me mjete shpërthyese terrori.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Lulezim! Hiq dorë nga urdhërat që jep për dhunë ndaj institucioneve dhe për goditjen e punonjësve të Policisë së Shtetit. Deri tani janë plagosur shtatë bijë nënash në krye të detyrës.

Çantat e këtyre individëve të dhunshëm, të instruktuar brenda zyrave të SHQUP, janë mbushur me mjete shpërthyese terrori të paguara prej teje dhe ata që qëndrojnë pas teje Lulezim.

Ndalo sulmin kundër Shqipërisë, Lulezim!

Shqiptarët dhe partnerët e Shqipërisë e dinë mirë se çfarë skenari ogurzi ke ti dhe padroni yt, por harroje se ti mund ta cënosh sado pak rrugën Europiane të Shqipërisë.

Opozita, 3 orë tym e flakë në protestën para parlamentit. 10 persona janë plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha paralajmëron se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë ka munguar Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 2 qershor 2019 taulant balla protesta e opozites 2 qershor 2019 taulant balla

Sondazh

Poll