Sport

Francezi Umtiti refuzon Benfican, nuk do të largohet nga Barcelona

13 Gusht 2021, 10:18 Nga DOSJA
Francezi Umtiti refuzon Benfican, nuk do të largohet nga Barcelona

SPANJE – Mësohet, se qendërmbrojtësi francez, Samuel Umtiti, nuk po dëshiron të largohet nga Barcelona edhe sezonin e shkuar ai zhvilloi vetëm 16 ndeshje me fanelën ‘blaugrana’, çka tregon ai nuk është pjesë e planeve të trajnerit Koeman.

“Mundo Deportivo” ka njoftuar të premten, se Umtiti ka refuzuar kalimin te Benfica, paçka se drejtuesit e skuadrës portugeze kishte arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e tij.

Raportohet se klubi luzitan kishte ofruar 10 milionë euro për kartonin e 27-vjeçarit, por mësohet se Umtiti është i vendosur të mbetet të “Camp Nou” dhe do të luftojë për një vend titullari në sezonin e ri.

Umtiti ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023 dhe është njëri prej lojtarëve që klubi katalan dëshiron ta largojë, pasi mbrojtësi francez nuk bën pjesë në planet e klubit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona camp nou kalimin te benfica samuel umtiti barcelona camp nou kalimin te benfica samuel umtiti

Sondazh

Poll