Sport

I lakmuar në Premier League, Lautaro Martinez premton besnikëri ndaj Interit

12 Gusht 2021, 14:58 Nga DOSJA
I lakmuar në Premier League, Lautaro Martinez premton besnikëri ndaj

ITALI – Pas largimeve të Hakimit (PSG) dhe Lukaku (Chelsea), në Milano ka edhe një propozim tjetër për Lautaro Martinez. Argjentinasi ka admirues në Premier League dhe, pas 80 milionë eurove të ofruara nga Tottenham.

Por në Milano arrin edhe propozimi i Arsenalit, i cili do të ishte i gatshëm t’i jepte “Demit” 275 mijë paund në javë. Një ofertë tronditëse e cila, megjithatë, nuk e bën argjentinasin të lëkundet, sipas agjentit të tij: “Ai e do Interin, nuk do të largohet”.

Por për t’i siguruar tifozët interistë, agjenti i sulmuesit argjentinas, spanjolli Alejandro Camano, konfirmoi në mikrofonat e ‘TyC Sports’, besnikërinë e “Demit” për të qëndruar te zikaltrit: “Deri më sot, ai nuk po largohet nga Interi, pavarësisht ofertave nga Anglia. Ai është i lumtur në Milano dhe e do klubin.

Javën tjetër do të takohemi për të folur për rinovimin. Vullneti ynë është i qartë, por gjithashtu do të varet nga ata,”- ka deklaruar agjenti i sulmuesit Martinez të Interit, i cili ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me drejtuesit e klubit zikaltër.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ai e do interin alejandro camano arsenalit lautaro martinez premier league tottenham tyc sports ai e do interin alejandro camano arsenalit lautaro martinez premier league tottenham tyc sports

Sondazh

Poll