Sport

Për herë të parë në botën e sportit! Messi do të paguhet me kriptovaluta, e konfirmon edhe Paris SG

12 Gusht 2021, 14:09 Nga DOSJA
Për herë të parë në botën e sportit! Messi do

FRANCE – Për herë të parë në historinë e sportit bhotëror, një futbollist do të paguhet edhe me kriptovaluta. PSG ka konfirmuar të enjten, se “paketa financiare” prej 35 milionë eurosh në sezon e Messit, përfshin edhe pagesa me anë të kriptovalutës së tyre të njohur, si “$PSG Fan Tokens”.

Klubi francez i sheikëve arabë, e ka emëtuar ​këtë valutë digjitale ​për herë të parë te fansat e tij një vit më parë. ‘$PSG Fan Tokens’, e krijuar në janar të vitit 2020 me platformën Socios.com, u krijua për të ndihmuar PSG-në të krijojë një komunitet të ri tifozësh.

Presidenti i Paris SG-së, Nasser Al-Khelaifi, u tha gazetarëve të mërkurën, se bota do të “tronditet” nga të ardhurat financiare të krijuara nga nënshkrimi i klubit me superyllin botëror të futbollit. Efektet janë parë tashmë.

24 orë pas prezantimit të Messit, miliona euro janë fituar nga shitja e fanelës, janë rritur aksionet e klubit dhe PSG vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga të katërta anët e globit. Messi nënshkroi kontratë dy vjeçare me PSG-në dhe do të fitojë deri në 40 milionë euro në sezon me bonuse.

Leo tashmë ka nisur epokën e re te Paris SG. Ai ka zbritur në fushë dhe ka nisur stërvitjet me francezët… Por në botën e sportit tashmë ka nisur të qarkullojë edhe kriptovaluta. Ylli argjentinas e dha shembullin i pari.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “$psg fan tokens” kriptovaluta nasser al-khelaifi paketa financiare” prej 35 milionë “$psg fan tokens” kriptovaluta nasser al-khelaifi paketa financiare” prej 35 milionë

Sondazh

Poll