Sport

“I arti” Marcel Jacobs ndalet. Do të kthehet në pistë më 2022

12 Gusht 2021, 15:50 Nga DOSJA

ITALI – Viti 2021 ka mbaruar për Marcel Jacobs. Ai e ka bërë të ditur këtë vetë gjatë një postimi në ‘Instagram’.

Kampioni olimpik në “Tokyo 2020” në garat 100 dhe 4×100 m ka vendosur të mos konkurrojë më 21 gusht në Oregon, garë e vlefshme për Diamond League, pasi ka një problem me kartilaget e gjurit. Ato u theksua edhe një herë dje gjatë trajnimit të kryer në Acquacetosa.

Për turneun Diamond League mund të garohet edhe më 3 shtator në Bruksel ose më 9 shtator në finalet në Cyrih. Por, për kampionin olimpik të 100 m., paraqitja jo në formën më të mirë dhe rrezikimi i një dëmtimi më të rendë, nuk do të ishte një zgjedhje e mençur.

Për këtë arsye, së bashku me teknikun dhe menaxhmentin, Marcel Jacobs ka vendosur të ndalet. Pra, takimi  me kampionin “azzurr” do të jetë sezonin e ardhshëm, kur ai të jetë i aftë për t’i mahnitur të gjithë përsëri dhe mbi të gjitha, të synojnë Kupën e Botës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport diamond league kampioni olimpik në “tokyo 2020” marcel jacobs diamond league kampioni olimpik në “tokyo 2020” marcel jacobs

Sondazh

Poll