Sport

Shuhen zërat për largimin, Mbappe i uron mirëseardhje Messit

12 Gusht 2021, 13:39 Nga DOSJA

FRANCE – Janë fashitur zërat largim të mundshëm të sulmuesit Kylian Mbappe drejt Real Madridit, pas ardhjes së ylli argjentinas Lionel Messit në radhët e PSG-së.

Talenti i kombëtares së Francës, që aktualisht luan me skuadrën pariziene, i ka uruar mirëseardhje lojtarit më të mirë në botën e futbollit, me anë të një postimi në ‘Twitter’.

“Mirë se erdhe në Paris, Leo”,– ka shkruar Mbappe, duke shtuar edhe disa fotografi teksa përqafohet me argjentinasin në mjediset stërvitore të PSG-së.

Ndërsa flitet për një ndjenjë xhelozie të Mbappe, nuk e dëshironte konkurrencën me Messin, ndaj dhe kërkonte largimin drejt Real Madrid, fotot e botuara nga sulmuesi francez në ‘Twitter’ tregojnë diçka tjetër.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kylian mbappe lionel messit real madridit twitter kylian mbappe lionel messit real madridit twitter

Sondazh

Poll