Sport

Barcelona, miliona euro borxh Messit, edhe pse ai u largua drejt PSG

12 Gusht 2021, 13:18 Nga DOSJA
Barcelona, miliona euro borxh Messit, edhe pse ai u largua drejt PSG

SPANJE – Edhe pse Lionel Messi është larguar dhe nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me francezët e Paris SG-së, klubi katalan është ende borxh ndaj ish-kapitenit të saj, yllit argjentinas Lionel Messi.

Ai ka të drejtë e përfitimit të një bonusi besnikërie ndaj Barcelonës, të cilin ende nuk dihet “Pleshti” do ta kërkojë këtë shpërblim, apo do ta fali, duke parë gjendjen e vështirë financiare të të skuadrës “blaugrana”.

Sipas gazetës “El Mundo”, gazetari Colin Millars ka raportuar, se kontrata e fundit e Messit me Barcelonën, përfshinte edhe një bonus prej 72 milionë eurosh, për kontributet e tij të pashembullta në klubin katalan përgjatë dy dekadave.

Ish-presidenti Josep Maria Bartomeu, me të cilin Messi nuk kishte një marrëdhënie të mira, vendosi që ky shpërblim të shlyhej në dy këste. Shuma e parë do të paguhej në qershor të vitit 2020, ndërsa e dyta, prej 36 milionë eurosh, në verën e këtij viti.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gazetari colin millars gazetës “el mundo” ish-presidenti josep maria bartomeu klubi katalan është ende 36 milionë euro borxh lionel messi paris sg-së gazetari colin millars gazetës “el mundo” ish-presidenti josep maria bartomeu klubi katalan është ende 36 milionë euro borxh lionel messi paris sg-së

Sondazh

Poll