Sport

Shqipëria humbet dy vende në klasifikimin e FIFA-s, ngjitet Kosova me 5 pozicione

12 Gusht 2021, 09:39 Nga DOSJA
Shqipëria humbet dy vende në klasifikimin e FIFA-s, ngjitet Kosova me

ZVICER – Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA, ka publikuar renditjen e re për ekipet përfaqësuese.

Në krahasim me renditjen e mëparshme, e cila ishte publikuar në muajin maj të këtij viti, përfaqësuesja kuqezi ka pësuar një rënie të lehtë, duke humbur për dy vende, nga vendi i 67 -të te vendi i 69-të.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Kosovës ka përmirësuar pozitat e saj në këtë klasifikim periodik,
“Dardanët” janë ngritur për pesë pozicione, nga vendi i 120-të në atë 115-të.

Ndërkohë që tre skuadrat që kryesojnë këtë klasifikim mbeten Belgjika, Brazili dhe Franca.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll