Sport

Messi te PSG, Mbappe refuzon të luajë, kërkon largimin drejt Realit

12 Gusht 2021, 08:53 Nga DOSJA
Messi te PSG, Mbappe refuzon të luajë, kërkon largimin drejt

FRANCE – Prania e Lionel Messit në Paris nuk është një lajm i mirë për të gjithë me sa duket. Në pamje të parë shihet si një ëndërr e shumë lojtarëve për të luajtur bashkë me të, por gjërat kanë filluar të ndryshojnë shpejt me sa duket në ambientin parisien

Ka qenë gazetari Thibaud Vezirian, që e njeh mirë ambientin te PSG, që ka bërë me dije, se Mbappe ka nisur kryengritje, duke u shprehur se nuk dëshiron që të luajë me Messin. Ylli francez njihet për këtë sjellje egosite të tijën, që e ka shprehur edhe te Kombëtarja, duke kërkuar që të gjitha kamerat të drejtohen vetëm drejt tij.

Gjithashtu është raportuar se Mbappe dëshiron largimin e menjëhershëm drejt Realit të Madridit. E si për t’i shtuar dyshimet, edhe vetë reagimi i presidentit të PSG, Naser Al Khelafi, ishte detyrues për Mbappen: “E ardhmja? Do të jetë me ne. Është në skuadrën më të mirë dhe nuk ka zgjedhje tjetër”.

? Kylian Mbappé veut partir. Il a demandé son bon de sortie et ne souhaite pas prolonger. Soit c’est le Real Madrid cet été, soit un départ libre dans un an. Il avait déjà prévenu il y a plusieurs semaines qu’il ne souhaitait pas jouer avec Messi. #PSG ??

— T.V. (@ThibaudVezirian) August 11, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll