Sport

Nesër LaLiga, garë e zakonshme midis tri rivalëve. Po Barça pa Messin?

12 Gusht 2021, 09:08 Nga DOSJA
Nesër LaLiga, garë e zakonshme midis tri rivalëve. Po

SPANJE – Fundjavë e madhe e futbollit në Europë. La Liga fillon edhe në Spanjë: Valencia-Getafe në fushë, të premten më 13 gusht. Programi i javës së parë vazhdon me Alaves-Real Madrid, Celta Vigo-Atletico, Barcelona-Real Sociedad dhe të gjithë të tjerët. Ndeshja Elche-Athletic Bilbao mbyll ditën e parë.

‘Colchoneros’, kampionët në fuqi, mbeten skuadra për të mposhtur. Gati është Rodrigo De Paul, një nënshkrim i ri në dispozicion të Simeones: marrë nga Udinese për 35 milionë euro. Lajmi i madh është rikthimi i Carlo Ancelottit në stolin ‘los blancos’. Trajneri italian e gjen Alabën, të lirë nga Bayern Munich, ndërkohë i largohen Varane dhe Sergio Ramos.

Barcelona dëshiron të përmirësojë vendin e tretë të sezonit të kaluar. Pasi përshëndeti Messin, Koeman mbështetet në ardhjen e re holandeze, Depay. Duke pritur për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e Agueros.

Mirë ishin ndeshjet miqësore të para sezonit për ‘blaugranat’ dhe ‘galaktikët’, ndërsa ato të skuadrës së Simeones nuk janë perfekte: dy fitore dhe dy humbje kundër Salzburgut dhe Cadiz. Sevilla e Lopetegui, e katërta në La Ligën e fundit, gjithashtu do të përpiqet të hyjë në garën për kreun.

Ka një pritje të madhe për të parë ‘los blancos’ të Ancelottit në fushë, i kthyer në stolin e klubit madrilen pas gjashtë vitesh. Ai mori drejtimin nga Zidane, pasi francezi nuk arriti të merrte titullin. Në përvojën e tij të mëparshme spanjolle, Acelotti arriti të fitojë trofeun e dhjetë të Champions në historinë e klubit, përveç Superkupës së Europës, Kupës së Botës për Klube dhe një Kupe të Spanjës.

Por një sy duhet mbajtur edhe te Real Sociedad, Betis dhe Villarreali i Unai Emery, fituesi i fundit i Europa League. Espanyol, Mallorca dhe Rayo Vallecano vijnë nga Liga 2. Në javën e dytë, një ndeshje e shkëlqyer menjëherë midis ‘blaugranëve’ të Koeman dhe Athletic Bilbao të Marcelinos. Dhe në të tretën Atletico Madrid-Villarreal dhe Betis-Real. La Liga është kthyer…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atlético barcelona carlo ancelottit colchoneros depay sevilla e lopetegui villarreali i unai emery atlético barcelona carlo ancelottit colchoneros depay sevilla e lopetegui villarreali i unai emery

Sondazh

Poll