Sport

Lajm ‘bombë’ nga Spanja! Paris SG gati të formojë ‘trisin e ëndërrave’: Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar, në nj

12 Gusht 2021, 10:17 Nga DOSJA
Lajm ‘bombë’ nga Spanja! Paris SG gati të formojë

SPANJE – Ajo që para pak kohësh dukej si “utopi”, mesa duket tashmë mund të bëhet realitet. Veçanërisht, pas largimit të Messit nga Barcelona, kanë nisur të qarkullojnë skenarë në kufinjtë e ëndërrave.

Sipas të famshmes spanjole “AS”, atë që kanë ëndërruar miliona tifozë nëpër botë, pra t’i shohin në një skuadër Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, mesa duket Paris SG mund ta bëjë realitet.

Gjithçka ka nisur të duket si e realizueshme nga kërkesa e Kylian Mbappe, që sipas gazettes spanjole, është duke insistuar që të transferohet te Real Madridi.

Kjo, thekson “AS” do t’i hapte rrugë Parisit që të tentojë menjëherë goditjen e madhe, të marrë Ronaldon në skuadër, dhe së bashku me Messin dhe Neymar, të “pushtojë botën”.

Presidenti i klubit, Naseer Al-Khelaifi, gjatë prezantimit të Messit, nuk tha se Mbappe dëshiron të qëndrojë, por indirect i dha mesazhin që të punojë, sepse ka tashmë një ekip fitues siç ka insistuar ta ketë.

Ndërkohë, “AS” shkruan, se CR7 dhe agjenti Jorge Mendes janë të vetëdijshëm për gjithçka, derisa Paris SG, vetëm për t’i pasur fituesit e 11 “Topave të Artë”, është pajtuar t’i japë kontratë dy vjeçare Ronaldos, gjithmonë nëse Mbappe largohet.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport famshmes spanjole “as” jorge mendes kufinjtë e ëndërrave kylian mbappe naseer al-khelaifi real madridi famshmes spanjole “as” jorge mendes kufinjtë e ëndërrave kylian mbappe naseer al-khelaifi real madridi

Sondazh

Poll