Sport

PSG numri 1 i “pazarit” me ulje, Hysaj “shok skuadre” me Messin

12 Gusht 2021, 09:14 Nga DOSJA

FRANCE – Kriza financiare, por edhe lëvizjet e gabuara, apo me qëllim, të disa skuadrave apo disa menaxherëve, kanë bërë që shumë lojtarë këtë verë edhe nga ata emrat më të mëdhenj, të lëvizin falas.

Faqja e specializuar për merkaton dhe lëvizjen e lojtarëve “Transfermarkt” ka nxjerrë edhe formacionin më të shtrenjtë që u transferua falas këtë verë, që në vlerë merkatoje do të kushtonte 388 milionë euro.

Më i bujshmi është transferimi i Leo Messit nga Barcelona te Paris SG. Rekordin e ka pikërisht argjentinasi, që vlerësohet me 80 milionë euro. Në këtë formacion të veçantë ka vend edhe për një shqiptar, mbrojtësin Elseid Hysaj.

Shkodrani ka kaluar te Lazio me parametra zero dhe vlera e tij në “Transfermarkt” është 13 milionë euro. Paris SG ndërkohë, kampionia për transferimet pa para, pasi ka marrë në skuadër Gigio Donnarumma (65 milionë euro), Sergio Ramos (10 milionë euro) dhe Georginio Wijnaldum (30 milionë euro).

Barcelona gjithashtu ka marrë tre lojtarë me parametra zero, duke nisur me mbrojtësin Eric Garcia (20 milionë) e për të kaluar te sulmuesit, Memphis Depay (45 milionë euro) dhe Sergio Aguero (18 milionë euro).

Këtë formacion e plotësojnë edhe David Alaba (55 milionë euro), i cili kaloi te Real Madrid, Hakan Calhanoglu (35 milionë euro) që la Milanin për Interin dhe Florian Thauvin (17 milionë euro) që refuzoi oferta në Europë për Tigres në Meksikë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll