Politike

Hyrja e Berishës në SHBA, DASH: Emri nuk është në listën e zezë

1 Shkurt 2019, 11:05 Nga DOSJA
Hyrja e Berishës në SHBA, DASH: Emri nuk është në

TIRANË- Pas debateve të ashpra në seancën e djeshme plenare mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ku Rama tha se Berishës i është ndaluar hyrja në SHBA, vjen e para përgjigjie zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit. (Lexo ketu)

Në një komunikim me email me kryeredaktorin e Gazeta Shqiptare, Erl Murati, DASH sqaron se emrat që iu është refuzuar viza për çështje që lidhen me korrupsionin, janë të publikuara online në faqen e DASH.

Në listë nuk ndodhet ish-kryeministri Berisha, ndërkohë që emrat e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Tom Doshit dhe familjeve të tyre janë të rreshtuara.

Përgjigjia e DASH:

Rastet e refuzimit të vizës që lidhen me çështje të korrupsionit të cilat Departamenti i Shtetit ka zgjedhur t’i publikoje, ndodhen këtu:

https://www.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm

Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk është në këtë listë. Përtej këtyre pak publikimeve,  në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave”.

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike edi rama hyrja ne shba lista e zeze e shba sali berisha edi rama hyrja ne shba lista e zeze e shba sali berisha

Sondazh

Poll