Politike

Deklaratat e Berishës për Thaçin, Rama: Ushtarët e UÇK-së i quajti terroristë, vesi del me shpirtin

1 Shkurt 2019, 09:29 Nga DOSJA
Deklaratat e Berishës për Thaçin, Rama: Ushtarët e

TIRANË- Pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, për presidentin kosovar Hashim Thaçi,(Lexo ketu), ku Berisha e quajti albanofob dhe argat të Beogradit, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në një status në rrjetet sociale, Rama thotë se Berisha furnizoi me naftë tanket e Millosheviçit, dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i quante terroristë.

Reagimi i plotë:

Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë.Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin.

Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit iu përgjigjur Thaçit, pas ftesës që ky i fundit i bëri për të pasur një debat publik së bashku për çështjen e kufinjve të Kosovës.

“Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit. Këtë e kam shprehur edhe më parë”, tha Berisha.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike edi rama hashim thaci korrigjimi i kufijve sali berisha edi rama hashim thaci korrigjimi i kufijve sali berisha

Sondazh

Poll