Politike

Kryebashkiakët e djathtë mblidhen në Lezhë: Qeveria na ka diskriminuar

1 Shkurt 2019, 11:57 Nga DOSJA
Kryebashkiakët e djathtë mblidhen në Lezhë: Qeveria na ka

LEZHË- Kryetarët e bashkive ku të zgjedhurit janë përfaqësuesë të Partisë Demokratike janë mbledhur sot në Lezhë, ku kanë thënë se janë të diskriminuar nga qeveria shqiptare. Në prani të ekspertit gjerman, Klaus Feisinger, kryetarët e Bashkive thanë se qeveria socialiste nuk i ka mbështetur me fonde.

Kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu tha se e majta ka sjellë në krye persona të inkriminuar.

Qeveria shqiptare është e lidhur me organizatat terroriste. Kryetarët e bashkive të majta kanë qenë edhe përdhunuesë. Të shtrëngohemi mirë, se siç shohim edhe provat e fundit, megjithë blerjen e votave, fatmirësisht zoti Frrokaj, arriti t’ia dalë. Ikin nga ky vend të gjithë, mësuesë e nxënës. Qytetarë e të rinj. Nuk ka asnjë plan nga qytetarët.

I pranishëm në këtë takim, eksperti i Pushtetit vendor në Gjermani, Klaus Feisinger, ngriti shqetësimin e miratimit të ligjeve që i vijnë në ndihmë pushtetit vendor.

Është problem financimi jo i drejtë i bashkive të kryesuara nga përfaqësuesë të djathtë. Duhen ligje që s’lenë vend për interpretim. Të jenë mirë të përcaktuara.

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu tha:

Sot, çdo qytetar i bashkisë tonë 10 herë më pak të ardhura nga buxheti i Shtetit.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

politike politike bashkim shehu bashkite e djathta klaus feisinger pushteti vendor xhelal mziu bashkim shehu bashkite e djathta klaus feisinger pushteti vendor xhelal mziu

Sondazh

Poll