Sport

Dikur ziheshin në fushë kur luhej Real-Barça, ja çfarë i shkruan Sergio Ramos Leo Messit

11 Gusht 2021, 18:52 Nga DOSJA
Dikur ziheshin në fushë kur luhej Real-Barça, ja

PARIS-Leo Messi është zyrtarisht lojtar i Paris Saint-Germain. Dy ditë pas konferencës për shtyp të lamtumirës nga Barcelona, 6 herë fituesi i Topit të Artë u zyrtarizua nga gjigantët francezë.Në moshën 34-vjeçare, Messi firmosi kontratë dyvjeçare me opsion rinovimin edhe një vit tjetër.

Paga e tij do të jetë 35 milionë euro në vit. Futbollisti argjentinas mori shumë mesazhe për aventurën e re, pa harruar edhe mesazhin e Sergio Ramos, një nga rivalët e tij më të mëdhenj për vite me radhë kur luhej “El Clasico” mes Real-Barcelona.

¿Quién nos lo iba a decir, verdad #LeoMessi?
¡Bienvenido! / Welcome! / Bienvenue !@PSG_espanol pic.twitter.com/vHcpBY6z08

— Sergio Ramos (@SergioRamos) August 11, 2021

“Kush do ta besonte, Leo Messi?” Mirësevini!”, shkroi mbrojtësi spanjoll në llogarinë e tij në Twitter , e shoqëruar me një fotografi të fanellave të dy lojtarëve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport messi psg ramos messi psg ramos

Sondazh

Poll