Sport

Juventus-Dybala, ende nuk ka rinovim! Bonuset dhe klauzola, agjenti i lojtarit po reflekton…

11 Gusht 2021, 16:41 Nga DOSJA
Juventus-Dybala, ende nuk ka rinovim! Bonuset dhe klauzola, agjenti i lojtarit

TORINO-Negociatat për rinovimin e kontratës së Paulo Dybala-s me Juventusin po vazhdojnë, por tymi i bardhë ende nuk ka mbërritur. Pas takimit të sotëm mes agjentit të lojtarit, Jorge Antun dhe menaxherit të Juventusit, Federico Cherubini, palët kanë vendosur që të takohen përsëri gjatë fundjavës.

Oferta e Juventus për Dybala është 8 milionë në sezon plus bonuset.Me një përqindje të bonuseve mund të shkojë në favor të lojtarit në rast rishitjeje. Kjo është arsyeja pse negociatat vazhdojnë dhe agjenti i lojtarit po reflekton.

Për momentin, si lojtari ashtu dhe klubi dëshirojnë të vazhdojnë së bashku deri në vitin 2026.Në Continassa Juve bëri një hap tjetër drejt rinovimit dhe tani lojtari duhet të bëjë hapat e parë në fushë në ndeshjen miqësore që skuadra e Max Allegri do të luajë kundër Atalantës të shtunën.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dybala juventus dybala juventus

Sondazh

Poll