Sport

‘Familja’ bardheblu në zi, shuhet një nga ikonat e Tiranës

11 Gusht 2021, 14:16 Nga DOSJA

TIRANE – Lajm i trishtë për klubin e Tiranës dhe jo vetëm, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, ish-futbollisti Remzi Bulku. Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” ku shkruajnë se i bashkohen dhimbjes së familjarëve, duke i shprehur nderimet ish-lojtarit të Tiranës në vitet 1950.

“Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Remzi Bulku. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e tij, i cili dha një kontribut të madh për sportin. #prehunëpaqeRemziBulku,”– shkruhet në ngushëllimin që klubit bardheblu të Tiranës i bën familjes Bulku.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 91-vjeçare remzi bulku rrjetin social “facebook” 91-vjeçare remzi bulku rrjetin social “facebook”

Sondazh

Poll